Azet nuk ka ndërmend të ndalet, deklarata të njëpasnjëshme dashurie për Dua Lipën (FOTO LAJM)

Pasi takoi Dua Lipën në “Sunny Hill Festival”, që u mbajt në Prishtinë muajin e kaluar, Azet është fiksuar me këngëtaren dhe ka bërë shpesh postime për të.

Fillimisht ai bëri një postim ku krahas fotove shkruante se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.

Të lidhura

None found

Disa ditë më vonë reperi publikoi në Instagram foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili duket i trishtuar dhe i janë ngulur disa shigjeta pas shpine. “Jam single përsëri”, shkruante reperi duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.

Ai i është rikthyer sërish kësaj teme së fundmi pasi në një intervistë virtuale që zhvilloi me ndjekësit dikush e ka pyetur nëse do ketë këngë me Duan. Azet është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër.

Ndërkohë Dua nuk ka reaguar në asnjë nga postimet.
Azeti është fiksuar keq me Dua Lipën, por ajo s'po ja var