Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë me datë 26 Maj. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Alaron.
Modelja publikon rrallë foto pranë të birit, por dje për Krishtlindje nuk i ka kursyer fotot më të ëmbla me të.
Aurela shfaqet me vogëlushin në krah pranë pemës së Krishtlindjeve. Alaron është tani 7 muajsh, por ajo nuk e ka zbuluar ende portretin e tij.
Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe njëherë në këto festa se edhe pas lindjes mbetet në super formë dhe e veshur mjaft seksi ajo ka “ngritur temperaturat” në rrjetet sociale.