Askush nuk e dinte, por Loredana dhe Elvana Gjata qenkan mike zemre (FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Elvana Gjata u rikthye në muzikë me një super projekt muzikor që na zbukuroi ditët të gjithëve. Jo një këngë, por një album i tërë me këngë të reja nga Elvana, që po i dëgjojmë e këndojmë pa pushim.

“Çelu” titullohet albumi muzikor i këngëtares, i cili na çeli zemrat këtë fillim pranvere.

Të shumtë janë personazhet publikë që e kanë duartrokitur fort Elvanën për suksesin e radhës, ndërsa mes tyre ka shprehur mbështetje edhe reperja Loredana Zefi.

Pa shumë fjalë, ajo ka ndarë në InstaStory një foto të Elvanës nga projekti i fundit, duke lënë të kuptohet se i ka pëlqyer puna e saj dhe madje i ka komentuar: “Zemra ime”.

“Se je lock e madhe”, ja kthen Elvana duke vërtetuar miqësinë dhe dashurinë për njëra-tjetrën që askush nuk e paska ditur./albeu.com/


Shtuar 22.04.2021 12:33