“Askush nuk është mbi ligjin”, ambasadorja amerikane mesazh të fortë 3 ditë para zgjedhjeve

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka deklaruar sot se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht, askush nuk është mbi ligjin.

“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK, Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi ambasadorja Kim.

Ky mesazh i fortë i ambasadores Yuri Kim vjen një ditë pas thirrjes për vetëpërmbajtje ndaj krerëve të shtetit dhe politikës, dhënë pas konfliktit me armë në Elbasan.

Shtuar 22.04.2021 12:11