Arrestimi i Noizyt për dhunimin e TikTok-erit, avokati i tij akuzon Prokurorinë e Pejës: Nuk keni guxim të siguroni…

Avokati i reperit Noizy, Besnik Berisha është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se klienti i tij akuzohet për lëndim të rëndë trupor në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij kjo do të provohet në të ardhmen e afërt, ndërsa theksoi se i dëmtuari ka pësuar vetëm dëme të lehta trupore, ndaj edhe urdhërarresti dhe paraburgimi nuk janë të justifikueshme.

Ai shtoi se Prokuroria e Pejës “nuk ka guxim” që dokumentacionit mjekësor t’i sigurojë aktekspertim.

Reagimi i plotë:

Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem” .
Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.
I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.
Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!
Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t’i siguroje aktekspertim.
Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kane me cka .
P.S.
Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni


Shtuar 8.08.2024 18:50