Debatet me tone të larta vijonë të jenë prezente në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, kësaj radhe jo mes njëri tjetrit, por me opinionistës e formatit.
Pasi u transmetua klipi mes Gjestit, G Banit dhe Jozit, një përplasje e fortë e ndodhur gjate ditëve të fundit në shtëpi, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kanë shpërthyer kundër
G Banity dhe sjelljeve të tij agresive kundrejt kundërshtëve në lojë.
Kujtojmë që G Bani gjatë njëngjesit të sotëm i është drejtur me grushe në formë kërcënimi Gjestit si dhe gjatë debatit të një dite më parë e ka intimiduar fiziksiht, duke i treguar forcën, ose duke i bllokuar rrugën duke mos e lënë të kalonte.
Në diskutim e sipër, Arbër Hajdari i drejtohet G Banit duke i thënë se ai është xheloz për Gjestin, vëmendjen dhe lojën që i po zhvillon në shtëpi.
Gjithashtu e ahpër ka qenë dhe Neda Balluku në një moment që G Bani nuk po e lejonte të fliste, duke i thënë këtij të fundit: “Mjaft se u degjenerove”.
Pjesë nga debati:
Arbër Hajdari: G Bani ka bërë sjellje të pahijshme. Ti në një lojë nuk mund të vazhdosh me sjellje intimiduese kundrejt një banori, nuk mund të përdorësh familjarët, Valbona është pjesë ë shtëpisë.
G Bani: Valbonën ta bëjmë qëpaze?
Arber Hajdari: Nuk bie dakort me skemat e Van Damme të tuat. Ti je askushi t’i drejtohesh me grusht një personi të shtëpisë.
Gjesti përmes provokimit që e luan në limite, është duke i peshkuar të gjithë.
Ti je nje xheloz, i ke përë pritë qëkur ai hyri. Të gjithë sjelljen e bën për shkak të xhelozisë që ke për Gjestin.