Arbër Bytyqi komenton lojën e Gjestit: Ka vetëbesim të tepruar

Arbër Bytyqi ka komentuar lojën e Gjestit në Big Brother VIP Albania 4, duke theksuar se këngëtari ka ndryshuar shumë.

I ftuar në emisionin “Krejt n’debat”, grimeri i njohur nga Prizreni tha se Gjesti ka fituar shumë vetëbesim, por se kjo ka kaluar kufirin, duke e bërë më pak të natyrshëm.

Ai shtoi se në Kosovë Gjesti ishte më i sinqertë dhe më i vërtetë, ndërsa në Shqipëri po jep maksimumin për të qenë më i pëlqyer dhe për të krijuar lidhje më të forta me banorët.

“Ka dalë prej lëkurës së vetë, është çështje vetëbesimi. Ai ka informatë, ka ndez. Ai e jep 200 për qind atje. Kjo lojë nuk është fer sipas meje,” tha Arbëri. Megjithatë, Gjesti vazhdon të jetë një prej banorëve më të preferuar të publikut, pavarësisht kritikave.


Shtuar 21.01.2025 11:26