Aksidentohet Mozzik, si është gjendja shëndetësore e reperit

Reperit të njohur Mozzik, shëtitja e tij në mal nuk i shkoi edhe aq mirë. Ai pësoi një aksident por që fatmirësisht pa lëndime.

Mbrëmjen e kaluar, Mozzik postoi në rrjetet sociale foto dhe video nga aksidenti ku ka bërë apel për kujdes edhe në rrugët në mal.

”Edhe mali di me kon i keq, so kini kujdes”- shkruan Mozzik krah fotove.

Siç edhe shihet, ai ishte me miqtë e tij në këtë aventurë e cila nuk iu shkoi sipas planit.

Shpresojmë që aventura e radhës të jetë pa të tilla incidente!


Shtuar 16.08.2023 17:20