Ish-partneri i deputetes dhe aktores nga Kosova, Adriana Matoshi i ka dhënë fund beqarisë.
Kanë kaluar pothuajse dy vite që pas ndarjes së aktores nga futbollisti afrikan Keith Groeneveld ndërsa ky i fundit ka rigjetur sërish dashurinë.
Ai ka ndarë lajmin me ndjekësit në një postim në InstaStory, duke treguar se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij.
“Ajo tha ‘Po’”, shkruan futbollisti, krahas imazheve me partneren, ku tregon edhe unazën me të cilën i propozoi për martesë.
View this post on Instagram
Ka qenë Keith Groeneveld, i cili fillimisht ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Adriana Matoshin, duke zbuluar se i kishin dhënë fund lidhjes.
Ndërsa aktorja ka treguar se shkaku i ndarjes ishte se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.
“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”, deklaroi pas ndarjes Adriana.
Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të diferencës prej 19 vitesh që ajo kishte me ish të dashurin afrikan.