Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar një letër Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duke propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, si mandatar për krijimin e Qeverisë së Kosovës.
Të lidhura
None found
Propozimi është përcjellë zyrtarisht përmes letrës drejtuar Haxhiut, pas përfundimit të konstituimit të Kuvendit dhe me synimin për formimin e institucioneve të reja.
Pas këtij zhvillimi pritet të fillojë procedura për krijimin e Qeverisë së re. Mandatari do të ketë për detyrë të paraqesë para Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar, e cila më pas do të hidhet në votim.

Letra:
