VV-ja ia propozon Albin Kurtin Haxhiut si mandatar për Qeverinë e re

13.09.2026 – 12:55

Të lidhura

None found

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po shkon për t’u takuar me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nga e cila do ta pranojë mandatin si kandidat për kryeministër të Kosovës.

Albulena Haxhiu, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, deklaroi se parlamenti konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së nënkryetarëve Kujtim Shala, Emilia Rexhepi dhe Tanja Vujoviq.

13.09.2026 – 12:42

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar me letër Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duke paraqitur kryetarin e saj, Albin Kurti, si propozim për mandatar të Qeverisë së Kosovës.

Përmes dokumentit të dërguar te Haxhiu, VV-ja e ka përcjellë zyrtarisht kandidaturën për formimin e institucioneve të reja, pasi Kuvendi është konstituuar.

Image

Pas këtij veprimi pritet të hapet procedura për krijimin e Qeverisë së re. Mandatari më pas duhet ta paraqesë përbërjen e kabinetit qeveritar para deputetëve për votim.

13.09.2026 – 12:06

Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet një seancë e Kuvendit të Kosovës, ku parashihet të trajtohet formimi i Qeverisë së re.

Burimet bëjnë të ditur se ora 14:00 është koha e preferuar për zhvillimin e seancës, ndërsa konfirmimi përfundimtar i orarit pritet të bëhet gjatë ditës.

Seanca pritet të mbahet pas konstituimit të sotëm të Kuvendit, gjatë të cilit u votuan nënkryetarët e LDK-së, Listës Serbe dhe pakicave të tjera. Partia Demokratike e Kosovës nuk mori fare pjesë, pasi vlerëson se afatet kushtetuese janë tejkaluar.


Shtuar 13.09.2026 13:03

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetvaycasinojojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis