A e ka sharë Antonelën në serbisht? Big Mama tregon të vërtetën pas daljes nga Big Brother

Mbrëmja e djeshme në Big Brother Vip u shoqërua me tensione të shumta. Antonela akuzoi Big Mamën se e ka sharë në serbisht, por kjo e fundit, duke qenë e ndjeshme për temën e  nacionalitetit, ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj saj.

Big Mama e quajti Antonelën femër të ulët dhe kërkoi të dilte nga shtëpia më e famshme në shqipi.

Pas daljes, Big Mama i kërkoi falje Arbana Osmanit, familjes së Antonelës dhe produksionit dhe sqaroi se nuk e ka sharë asnjëherë Antonelën në gjuhën serbe. Për këtë, ajo kërkon dhe konfirmimin e kamerave dhe produksionit.

“U preka shumë në fazën nacionale, edhe pse unë i zotëroj të dyja gjuhët. Dua të konfirmohet nga kamerat nëse e kam sharë ndonjëherë Antonelën. Ajo është tip që provokon dhe ka provokuar që ditën e parë. Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi. Kam qenë 100% reale dhe  100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja”, tha Big Mama./albeu.com


Shtuar 25.12.2021 09:47