LSDM ka reaguar ndaj qëndrimeve të shprehura nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, i cili nga Dubrovniku foli për tema që prekin identitetin maqedonas.
Andrej Zhernovski, sekretar ndërkombëtar i partisë, e cilësoi paraqitjen e Muçunskit si “hipokrizi që nuk njeh kufij”.
Të lidhura
None found
Ai tha se për vite me radhë qytetarëve u është servuar pretendimi se Maqedonia e kishte humbur identitetin, se ishte shndërruar në “maqedonas të veriut”, se flitej “gjuha maqedonase e veriut” dhe se me Marrëveshjen e Prespës ishte zhdukur gjithçka maqedonase.
Sipas Zhernovskit, sot vetë përfaqësuesit e kësaj linje politike po e pranojnë hapur se nuk ekziston as “popull maqedonas i veriut” dhe as “gjuhë maqedonase e Veriut”, por vetëm maqedonase. Ai theksoi se fillimisht presidenti i shtetit pranoi se Marrëveshja e Prespës e konfirmon ekzistencën e popullit maqedonas, gjuhës maqedonase dhe kulturës maqedonase.
Zhernovski shtoi se tani edhe Muçunski, nga Dubrovniku, po deklaron me krenari se “nuk ka gjuhë dhe popull maqedonas të Veriut” dhe se do të reagojë ndaj çdo provokimi të tillë.
“Prit, djalosh, a nuk ishte OBRM-PDUKM-ja jote ajo që përhapi gënjeshtrën për vite me radhë se ne ishim bërë ‘maqedonas të Veriut’? A nuk ishte kjo fushata jote kryesore politike përmes së cilës fitove besim”, pyeti Zhernovski.
