VLEN: Marrëveshja e Ohrit është arritje e shqiptarëve, jo pronë e BDI-së

VLEN ka reaguar sot, gjatë një konference për media, ndaj akuzave të BDI-së lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, transmeton InfoShqip.com.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, VLEN thekson se Marrëveshja e Ohrit, e arritur njëzet e pesë vjet më parë, ndryshoi në themel arkitekturën politike dhe juridike të shtetit.

Sipas kësaj partie, përvoja historike dëshmon se edhe marrëveshjet më të drejta mund të deformohen gjatë zbatimit, të relativizohen ose të humbasin peshën e tyre kur mungojnë kultura dhe morali politik.

VLEN vlerëson se sfida më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit nuk lidhet me firmat e vendosura në të, por me përvetësimin e saj nga një parti e vetme dhe shndërrimin në mjet për përfitime politike.

“Në emër të kësaj marrëveshjeje dhe sakrificës që e bëri të mundur, u krijuan kolltukofagë, njerëz të mpirë nga pushteti. Në emër të saj u shfaqën milionerë, u ngritën biznese familjare dhe u ndërtua një sistem në shërbim të një grushti njerëzish”, thuhet në reagim.

VLEN nënvizon se Marrëveshja e Ohrit nuk përbën tapi të BDI-së, as pronë të Ali Ahmetit dhe as trashëgimi familjare të klikës së tij, por është një arritje historike e shqiptarëve.

Sipas VLEN-it, BDI-ja për më shumë se dy dekada kishte kontroll të gjerë mbi pushtetin, duke pasur ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtorë dhe funksionarë në çdo nivel të shtetit.

“Nëse do të kishte pasur vullnet, sot përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të ishte garantuar me ligj, ndërsa decentralizimi do të ishte përmbyllur. Por nuk u bë as njëra, as tjetra”, vijon reagimi.

Partia deklaron se të drejtat e shqiptarëve nuk mund të kalojnë në opozitë së bashku me BDI-në dhe se Ali Ahmeti nuk mund ta marrë Marrëveshjen e Ohrit me vete në opozitë.

“Kjo përrallë nuk pi më ujë”, shprehet VLEN.

VLEN thotë se nuk e rikujton Marrëveshjen e Ohrit vetëm në përvjetorë, por e konsideron atë një detyrim për ndërmarrjen e masave konkrete.

Një prej këtyre hapave, sipas saj, është garantimi me ligj i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Miratimi i këtij ligji, thekson VLEN, nuk do të përbënte vetëm zbatim të marrëveshjes, por edhe avancim të saj.

Po ashtu, VLEN e lidh Marrëveshjen e Ohrit me decentralizimin e mirëfilltë, i cili do t’u jepte komunave më shumë kompetenca dhe mjete financiare. Sipas partisë, kjo po realizohet si asnjëherë më parë përmes mbi 1.200 projekteve.

Njëzet e pesë vjet pas nënshkrimit, VLEN vlerëson se ka ardhur koha që Marrëveshjes së Ohrit t’i rikthehet dinjiteti, jo vetëm si dokument juridik dhe marrëveshje që i dha fund konfliktit, por edhe si arritje historike e shqiptarëve, e mishëruar në rendin kushtetues dhe si zotim i përhershëm për barazi.


Shtuar 11.08.2026 14:24

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomvbet girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom