Një automjet tip Range Rover është përfshirë nga zjarri herët në mëngjesin e sotëm në Shkup, rreth orës 4.
Të lidhura
None found
Sipas MPB-së, më 28.06.2026 në orën 04:05, në SVR Shkup është raportuar se në zonën e Qendrës është djegur një veturë pasagjerësh Range Rover me targa të Shkupit, në pronësi të S.B. (54) nga Shkupi.
Nga autoritetet bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.
MPB njofton se nuk ka persona të lënduar, ndërsa është kryer inspektim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

