MPJ e Bullgarisë: Sofja do të mbështesë klubet bullgare në Maqedoninë e Veriut

“Kur do të hyjë në fuqi Ligji për Shoqatat varet se kur do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Klubet sigurisht që do të ndalohen, por çështja është nëse ndryshimi i emrit do të jetë i detyruar. Nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pasi do të jetë vendim i secilit prej këtyre klubeve. Ata do të kenë dy mundësi, ose të ndryshojnë emrat e tyre ose të kërkojnë të drejtat e tyre përmes gjykatës. Shteti bullgar do t’i mbështesë në të dyja rastet”.

Kështu deklaroi eksperti kryesor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Zheljazko Radukov në konferencën e rregullt për media.

“A mundet Komisioni i Venecias ta ndaloj zbatimin e ligjit – praktikisht jo, sepse – së pari, vendimet e Komisionit të Venecias janë këshillëdhënëse, dhe jo të detyrueshme. Së dyti, një qeveri e përgjegjshme, kur shkon të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias, e bën në momentin kur ligji është në fazën e projektligjit dhe jo kur tashmë është miratuar”, deklaroi Zheljazko Radukov, ekspert.

“Në këtë kuptim, ne i konsiderojmë të paqëndrueshme të gjitha garancitë që dëgjojmë nga Maqedonia e Veriut se Komisioni i Venecias ndoshta do të ndalojë zbatimin e këtij ligji”, tha Radukov, transmeton BGNES.