Gjatë konferencës së sotme për shtyp me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Bajram Begajt, duke i cilësuar veprimet e tyre si ‘krim kushtetues’ në lidhje me projektin e njohur si ‘Diella’.
Sipas tij, shkrimi i gjatë i ekspertit ndërkombëtar, Patrick Quirk, tregon se Diella nuk ka asnjë element të inteligjencës artificiale dhe se bëhet fjalë për një avatar bosh.
Të lidhura
None found
Berisha theksoi se, fillimisht mediat ndërkombëtare u mashtruan nga ky projekt, të cilin ai e cilësoi si ‘bllof të Edi Ramës’.
Gjatë deklaratës Kryedemokrati u shpreh se, drejtues të institucioneve dhe zyrtarë të tjerë publikë, duke pretenduar ekzistencën e një ‘strukture të organizuar kriminale’ në administratë, akuza të cilat ai i lidhi me çështje të korrupsionit dhe pasurive të paligjshme.
Ai akuzoi gjithashtu mediat për ‘mashtrim të opinionit publik’, duke iu referuar raportimeve mbi çështje të ndryshme.
I pyetur nga gazetarët për mungesën e përmendjes së emrit të Belinda Ballukut, apo zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion, për rezolutën e miratuar në Kuvend për integrimin, lideri i opozitës u shpreh se ato çështje janë të përfshira në nënkuptim në tekst.
Berisha u pyet edhe për përplasjet brenda PS-së, që kanë filluar të bëhen të dukshme me akuza të ndërsjellta mes eksponentëve të mazhorancës së Edi Ramës.
