Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, përmes një komunikate ka njoftuar se në periudhën e ardhshme, do të paraqesë kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, Afrim Ismailoviqit dhe Alil Demirit.
Siç thuhet në njoftim, për Nikolla Gruevskin janë dërguar një kërkesë për ekstradim nga nëntori 2018 dhe një shtesë në kërkesën për ekstradim nga qershori 2019. Është kërkuar ekstradim për të gjitha rastet për të cilat kemi ditur se janë duke u zhvilluar procedura para organeve të drejtësisë maqedonase, përkatësisht për të gjitha procedurat për të cilat është lëshuar urdhër. Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 05.08.2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevskit i është dhënë azil dhe sipas ligjit të tyre personi nuk mund të dorëzohet në vendin nga i cili ka ikur. Situata me të gjitha proceset gjyqësore po monitorohet me kujdes dhe Ministria e Drejtësisë do të veprojë në përputhje me rrethanat dhe do të paraqesë një kërkesë të re për ekstradim.
Për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, Republika e Kosovës ka kërkuar ekstradim për herë të parë më 15 mars 2013. Kërkesa për ekstradim ishte refuzuar me aktgjykim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të tetorit të vitit 2015, të konfirmuar nga Gjykata e Apelit e Kosovës në janar të vitit 2016. Për të dy ata u kërkua sërish ekstradim më 5 shtator 2018. Më datë 08.10.2021, Ministria e Drejtësisë së Kosovës është marrë njoftim se Ismailoviqit i është refuzuar ekstradimi dhe për Demirin nuk ka pasur përgjigje. Në procedurë është siguruar gjithçka që është kërkuar nga autoritetet e Kosovës.
Përgjigjet zyrtare nga Kosova për refuzimin e ekstradimit të Ismailoviqit janë dërguar dy herë, në shkurt 2016 dhe tetor 2021. Për Demirin ka një përgjigje zyrtare nga Kosova në shkurt të vitit 2016.
Gjykata e Apelit në Shkup ka nxjerrë aktgjykim me të cilin vërtetohet vendimi i shkallës së parë për “Monstrum” me të cilin Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë dënuar me burgim të përjetshëm. Për këta persona, Ministria e Drejtësisë do të bëjë sërish kërkesë të re për ekstradim./alsat