Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se në periudhën e ardhshme do të ketë lëvizje të reja në nivelet e dyta dhe të treta të administratës shtetërore, transmeton 4news.mk.
Të lidhura
None found
Ndryshimet pritet të prekin postet e zëvendësministrave dhe drejtorëve, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në koordinim me partnerët e koalicionit.
Gjatë një prononcimi për gazetarët, Mickoski tha se tashmë ka përcaktuar fushat ku nevojiten ndërhyrje dhe ndryshime kadrovike.
“Përafërsisht e di çfarë, ku dhe si. Duhet ta konfirmojmë në nivel koalicioni dhe kjo do të ndodhë gjatë javës ose dy javëve të ardhshme”, deklaroi ai.
Ky proces pason riorganizimin e Qeverisë të bërë në korrik, kur u ndryshuan disa pozita ministrore. Në atë kohë, Mickoski kishte paralajmëruar se zëvendësministrat do të ishin pjesë e ndryshimeve gjatë vjeshtës.
Deri tani nuk janë bërë publike emrat e zëvendësministrave dhe drejtorëve që mund të shkarkohen, ndërsa mbeten të panjohur edhe kandidatët që mund t’i pasojnë.
