Mickoski: Dalja nga fjalimi i Netanyahut është shmangie e realitetit, jo protestë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, e ka cilësuar largimin e delegacioneve nga salla e Kombeve të Bashkuara para nisjes së fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si një akt që nuk shpreh protestë, por përfaqëson ikje nga realiteti.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për “Lokalno”, Mickoski deklaroi se kundërshtimi mund të shfaqet përmes formave më krijuese dhe më të fuqishme sesa largimi nga salla e OKB-së.

“Në parim, nuk jam njeri që shmang përballjen me realitetin. Për mua, largimi dhe refuzimi për t’u përballur me të nënkupton braktisje. Nuk besoj se protesta shprehet në këtë mënyrë; përkundrazi, kjo është largim nga realiteti dhe nga thelbi i çështjes. Ka forma shumë më substanciale dhe krijuese për të manifestuar një protestë. Unë jam person që, në parim, dëshiron të luftojë dhe të fitojë”, u shpreh Mickoski.

Të enjten, më 24 shtator, dhjetëra përfaqësues të vendeve të ndryshme u larguan gjatë fjalimit të Netanyahut në OKB, në shenjë kundërshtimi ndaj kryeministrit izraelit, si dhe ndaj politikave dhe veprimeve të Izraelit. Në mesin e delegacioneve që dolën nga salla sapo Netanyahu nisi të fliste ishin ato të Turqisë, Tunizisë, Arabisë Saudite, Katarit, Senegalit, Pakistanit, Sudanit, Iranit dhe Indonezisë.

Sipas raportimeve, Spanja, Afrika e Jugut, Kuvajti, Maroku, Nigeria dhe Brazili zgjodhën të mos merrnin pjesë në seancë. Ndërkohë, Maqedonia ishte ndër vendet që qëndruan në sallë për ta dëgjuar fjalimin e kryeministrit izraelit./Telegrafi/


Shtuar më 29.09.2026 14:58

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet