Kandidatët shqiptarë për president, çdo iftar dhe syfyr takim me qytetarët

Kandidatët shqiptarë për president të shtetit kanë intensifikuar takimet e tyre me qytetarët. Përpos iftareve, tani ata po shfrytëzojnë edhe syfyret, për të promovuar platformën e tyre me të cilën këkrojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 24 prillit, njofton SHENJA.

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka njoftuar se syfyrin e ka kaluar së bashku me aktivistët e degës së Shuto Orizarës.

“Syfir i organizuar nga dega dhe forumi rinor i BDI- Shuto Orizar! Dega Shuto Orizarit e BDI-se vazhdon të jetë degë shembull për aktivitet, kreativitet dhe parasegjithash për shërbim ndaj qytetarëve. Faleminderit degës dhe Kryetarit Ilaz Leskovica dhe kryetarit të forumit rinor Besnik Azemi”, ka shkruar Bujar Osmani.

Nga ana tjerët kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari, syfyrin e ka kaluar bashkë me punonjësit e komunës.

“Një syfyr shumë miqësor me ata që janë gjithmonë në krye të detyrës dhe kujdesen për sigurinë tonë. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Arben Taravari. /SHENJA/


Shtuar 17.03.2024 15:31