Të tjerët po ikin me pushime, ju jeni në punë? Si të menaxhoni depresionin

Ne priremi ta mendojmë verën si një kohë relaksi dhe shkujdesjeje, por për disa njerëz mund të jetë një periudhë krize, me simptoma të rënda depresive.

Pra, nëse mendoni se vera po ju shkakton depresion, kushtojini vëmendje sa vijon:

– Shikoni dietën tuaj, përpiquni të hani atë që trupi juaj ka nevojë edhe nëse nuk jeni të uritur

– Për të menaxhuar pagjumësinë, rregulloni orarin tuaj në mënyrë që të zgjoheni dhe të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë

– Përfshini në orarin tuaj ditor të paktën një aktivitet që ju kënaq ose provoni një hobi të ri

– Mundohuni të mos izoloheni, bisedoni me njerëzit që keni besim dhe kërkoni ndihmën e tyre.


Shtuar 15.06.2024 19:12