Ka diçka interesante në trurin e femrave, që është gjithashtu e dobishme për meshkujt që u qëndrojnë pranë.
Nuk është sekret se intelekti është një cilësi shumë e vlerësuar.
Studimet tregojnë se kur kjo cilësi është prezente te femrat, ajo mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë së partnerit si dhe të parandalojë problemet me kujtesën.
Studiuesit britanikë dhe skocezë e “University of Aberdeen” përcaktuan se burrat që martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë, janë më të lumtur dhe gjithashtu vuajnë më rrallë nga sëmundje të trurit si Alzheimer.
Çuditërisht, disa burra që ishin të martuar me gra shumë inteligjente, doli se kishin një tru më të “dobët” fizikisht teksa u skanuan, por ata nuk vuanin nga asnjë simptomë e shëndetit të dobët mendor.
Burrat në Shqipëri kanë ”pushtetin” mbi paranë e biznesin, gratë rrisin peshën në politikë
Ata ishin plotësisht të bindur në aftësitë dhe kompetencat e tyre mendore. Për fat të keq, ende mbizotëron ideja se bukuria e një gruaje vlen më shumë se sa intelekti i saj.
Por, ky studim tregon se një burrë që “zgjedh” inteligjencën te partnerja e tij, do ta ketë më të lehtë të kujdeset për shëndetin e tij fizik dhe psikologjik.