Herbalistja Linda Kalasa ka ndarë në “Living Room” recetën e një çaji detoks që nuk është shumë i njohur në Shqipëri. Kombucha është një lloj çaji i fermentuar.
Përbërësit:
Për 1L ujë
-2 bustina ose 10gr çaji i zi
-kërpudha e fermentimit
-50-100 gr sheqer (në varësi të stinës)
Përgatitja:
Në 1L ujë shtojmë 2 bustina ose 10gr çaji i zi. Shtojmë sheqerin dhe hedhim kërpudhën e fermentimit.
Do ta mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lidhim me një llastik. Në mënyrë që të mos marri pluhura, dhe gjithashtu të nxjerrë gazrta dhe të marrë oksigjen që të fermentohet.
Nëse është kohë ngrohtë, na duhet 2-4 ditë fermentim. Ndërsa në dimër do10-12ditë të fermentohet.
Pas 10 ditësh, heqim kërpudhën e kullojmë çajin dhe është gati.
Pesë përfitime të rëndësishme shëndetësore
1. Përmirësim i tretjes
Procesi i fermentimit me koloni të gjalla bakteresh dhe tharm funksionon si probiotik dhe ndihmon në mirëmbajtjen e traktit tretës dhe trajton çrregullime të ndryshme abdominale si konstipacioni e diarreja.
2. Çtoksifikimi i trupit
Kombucha përmban acid glukuronik, çtoksifikues i fuqishëm, që lidhet me toksinat duke hyrë në mëlçi dhe i eleminon përmes veshkave. Kështu pakësohet barra e pankreasit dhe rritet mirëqenia e mëlçisë.
3. Mbajtja nën kontroll e niveleve të kolesterolit
Disa studime shkencore kanë vërtetuar se kombucha ka aftësi anti lipidemike, që pakësojnë përthithjen e kolesterolit LDL dhe triglicerideve dhe rrit nivelin e HDL në trup.
4. Nivelet e energjisë dhe gjendja mendore
Vitaminat e grupit B, veçanërisht B12-a, rrisin nivelet e energjisë dhe kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme mendore. Hekuri e ndihmon trupin të prodhojë më shumë qeliza të kuqe, që transportojnë oksigjenin dhe vlerat ushqyese nëpër trup.
5. Efektet kundër kancerit
Në 2014-n, Universiteti i Letonisë zbuloi se konsumimi i kobucha-s lufton infeksionet dhe sëmundjet sepse “çtoksifikon, anti-oksidon, dhe energjizon imunitetin.”
Studiuesit besojnë se DSL dhe vitamina C në kombucha mbrojnë trupin nga dëmtimi i qelizave, sëmundjet inflamatore, tumoret dhe përkeqësimi i sistemit imunitar. Një studim zbuloi se prania e acidit glukarik në kombucha pakëson rrezikun e kancerit.