Nxehtësia e verës na bën të djersitim më shumë. Dhe sa më shumë të djersitemi, aq më shumë ujë humbet trupi ynë. Nëse nuk e kompensojmë përmes konsumit të ujit, mund të rrezikojmë dehidratimin, informon albeu.com.
Pyetja është sa ujë të pimë në orë tani që moti është kaq i nxehtë?
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë të pini një gotë ujë çdo 15-20 minuta, qoftë kur jeni në një vend të nxehtë apo në hije.
Nëse nuk jeni aktiv, për shembull po qëndroni në një çadër plazhi, rekomandohet një gotë ujë çdo 20-30 minuta, informon albeu.com
Është e rëndësishme të mos dehiratoheni sepse mund të ndikojnë në presionin e gjakut, funksionin kardiovaskular dhe funksionin vaskular, që rrit rrezikun për sulm në zemër.
Mund të ndikojë gjithashtu në gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin, për të mos përmendur qëndrueshmërinë, shpejtësinë, forcën dhe energjinë./albeu.com