Atentati i dështuar në Pogradec, pranga të riut që dyshohet se vendosi kamera për shënjestrën dhe të plagosurit Brian Syzo

Hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku Brian Syzo u plagos rëndë, kanë zbuluar të tjera hollësi. Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të lidhur me çështjen: vëllain e autorit të dyshuar dhe vetë shënjestrën e sulmit.

Strukturat e hetimit të krimit pranë DVP Korçë kanë vënë në pranga Edison Agollin, 22 vjeç. Sipas burimeve nga grupi hetimor, i riu ishte në kërkim që prej ditës së ngjarjes, pasi dyshohet se, së bashku me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë, mori pjesë në tentativën për të vrarë me armë zjarri Brian Syzon.

Të lidhura

None found

Ndaj 22-vjeçarit është ngritur akuza “Vrasje me paramendim e kryer për interes, hakmarrje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Agolli dyshohet gjithashtu se kishte instaluar një kamerë sigurie pranë IEVP Drenovë, burgut të Drenovës. Përmes saj, ai synonte të mbante nën vëzhgim dhe të kontrollonte të gjitha lëvizjet e Brian Syzos.

Në pranga ka përfunduar edhe 35-vjeçari Brian Syzo, i cili ishte objektivi i atentatit dhe mbeti i plagosur rëndë më 30 qershor.

Arrestimi i Syzos u krye pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e dhënë në vitin 2023 nga Gjykata e Pogradecit. Ai është dënuar përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe tashmë duhet ta vuajë dënimin në qeli.


Shtuar 17.07.2026 12:30

MatbetmatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş