Përfshihet nga flakët automjeti brenda garazhit

Një automjet është përfshirë nga flakët në garazhin e një pallati në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 Maji teksa makina vazhdon të digjet. Ende nuk dihen motivet e flakëve e nëse zjarri ka qene aksidental apo jo.

Ndërkohë dy automjete zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

I gjithë parkimi është përfshirë nga tymi ndërsa zjarrfikësit vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.

Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit.

Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 24.06.2021 15:24