Këto janë ushqimet më të këqija për sistemin e tretjes

Funksionimi i duhur i sistemit të tretjes është veçanërisht i rëndësishëm për shëndetin tonë të përgjithshëm. Prandaj është e rëndësishme të dini se çfarë të shmangni. Më poshtë abclbeu.com do ju tregojë çfarë zakonesh të shmangni dhe çfarë ushqimesh të mosh hani.

1. Zakone të këqija

Alkooli, pirja e duhanit, zgjedhjet e pashëndetshme të ushqimit, stili i ulët i jetesës dhe konsumimi i tepërt i kafeinës janë zakone të dëmshme, si për shëndetin ashtu edhe për gjendjen e traktit gastrointestinal.

2. Ankthi dhe stresi

Stresi i tepërt dhe ankthi e detyrojnë traktin gastrointestinal të funksionojë me një ritëm të shpejtë, duke krijuar probleme në proceset që ndodhin. Prandaj, është mirë të jemi në gjendje të menaxhojmë emocione të tilla në mënyrë që të mbrojmë shëndetin tonë mendor dhe fizik, informon albeu.com.

3. Sheqeri

Siç dihet, sheqeri nuk na bën mirë, pasi nuk përmban asnjë lëndë ushqyese për të cilën trupi ynë ka nevojë. Në të njëjtën kohë, ai shkakton një problem të madh në zorrë dhe çon në rritjen e tepërt të majasë.

4. Gluteni

Shumë njerëz kanë intolerancë ndaj glutenit, prandaj është më mirë ta shmangni atë. Për më tepër, është vërejtur se ky përbërës, nëse konsumohet në sasi shumë të mëdha mund të çojë në akumulim të lëngjeve, duke shkaktuar fryrje të barkut, dhimbje barku dhe çrregullime të tretjes.

5. Ushqime të përpunuara

Ushqimet e përpunuara shkaktojnë shtim në peshë, nëse konsumohen në intervale të rregullta, rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2, si dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në të njëjtën kohë, ngërçet, dhimbjet e forta të barkut dhe fryrja e barkut janë simptoma të zakonshme pas konsumimit të tyre./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 09:56