7 simptomat e mungesës së kaliumit

Një nga mineralet më të rëndësishëm për trupin është kaliumi. Ai luan një rol jetik për shumë sisteme në trup, veçanërisht për sistemin nervor, muskular dhe atë kardiovaskular.

Kaliumi është një elektrolit që zvogëlon efektet e natriumit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Kaliumi është gjithashtu i rëndësishëm për ruajtjen e ekuilibrit të brendshëm të acidit alkalinik.

 

 

Kur ulet niveli i kaliumit në trup shkakton një sërë problemesh shëndetësore, ja disa prej tyre:

Rrahje të ngadalta të zemrës: kjo simptomë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të tjerë, por mungesa e kaliumit në trup është një ndër më kryesoret. Në këto raste është shumë e rëndësishme të mbani nën kontroll nivelin e rrahjeve të zemrës me një dietë të pasur me kalium.

Lodhje kronike: Lodhja është gjithashtu një nga simptomat e zakonshme të niveleve të ulëta të kaliumit në trup. Kjo lloj lodhjeje ndryshon nga të tjerat sepse ndihet në të gjitha pjesët e trupit.

Ligështi apo marramendje: Kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje.

Presion i lartë i gjakut: Siç u përmend dhe më sipër, kaliumi luan një rol kyç në funksionin e duhur të sistemit kardiovaskular. Në fakt, ky mineral i mban enët e gjakut të lirshme. Kur nivevet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut.

Dobësi muskulare: Funksioni i duhur i sistemit muskular në një masë të madhe varet nga kaliumi sepse ky mineral siguron tkurrje të muskujve të lëmuar. Nga ana tjetër, nivelet e kaliumit shkaktojnë spazma dhe dhimbje.

Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash: janë një tjetër shenjë që çon trupi në rastet e mungesës së kaliumit në trup, sidomos në zonën e krahëve dhe këmbëve.

Kapsllëk: mungesa e kaliumit çon në ngadalësimin e funksioneve trupore dhe kjo gjë vlen edhe për sistemin tretës. Kjo gjë çon në kapsllëk, gazra, fryrje të barkut etj.


Shtuar 17.03.2021 14:29