6 zakone që i konsiderojmë të sigurta, por nuk janë

Të gjithë e dimë se është ves i keq fjetja vonë ose ngrënia e ushqimeve të rënda në darkë. Por ka edhe zakone që ne i konsiderojmë të sigurta, por që në fakt nuk janë.

1. “Mbytja” e teshtimës

Funksioni i teshtitjes është për të eliminuar bakteret dhe mikrobet nga trupi ynë. Kur ne e mbajmë dhe e mbytim duke mbyllur hundët, nuk i lëmë mikroorganizmat patogjene të dalin jashtë. Në të njëjtën kohë, e gjithë fuqia e teshtitjes kthehet në sistemin e frymëmarrjes dhe mund të na shkaktojë dëme.

2. Përdorimi i krueses së dhëmbëve

Kruesja e dhëmbëve mund të jetë e padëmshme për smaltin, por është e dëmshme për mishrat e dhëmbëve. Gjithashtu, duhet të dini që ajo nuk i pastron dhëmbët. Nëse doni të pastroni dhëmbët, përdorni fill dentar.

3. Fjetja me fytyrë poshtë

Mund të jetë e rehatshme, por gjumi me fytyrë poshtë jua bën shumë të vështirë marrjen frymë, tendos qafën dhe krijon rrudha. Këto janë gjëra që askush nuk i do, apo jo?

4. Thyejmë farat me dhëmbë

Sipas stomatologëve, ky është një zakon i pashëndetshme. Ato dëmtojnë dhëmbët tuaj.

5. Përtypja e gjërave të forta

Zakoni i përtypjes së lapsave, stilolapsave dhe sendeve të tjera të forta shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve. Kjo natyrisht do të thotë që të mos hapni shishe dhe sende të tjera me dhëmbë, pasi përveç dëmtimit të dhëmbëve, mund të merrni dhe infeksione.

6. Dushi me ujë të nxehtë

Na vjen keq t’jua themi, por dushi i nxehtë është i dëmshëm. Së pari shkakton dhimbje koke dhe marrje mendsh dhe së dyti uji i nxehtë hap poret e lëkurës se kokës dhe kjo i bën flokët të duken sërish të palara.


Shtuar 6.05.2021 16:40