Sekretet e vitit të brishtë, faktet që nuk i keni ditur për 29 shkurtin

29 shkurti, dita e cila e bën vitin të quhet i brishtë, është Dita e Shën Patrikut dhe sipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të fejuarit të martohet. Tradita e do që ajo të ketë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës. Kur ndodh, pse ndodh dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për vitin e brishtë 2024.

1.Pse kemi vit të brishtë?

Një vit i brishtë, siç dihet nga të gjithë, ka një ditë plus në fund të shkurtit çdo katër vjet. Kjo, sipas kalendarit Gregorian dhe pozicionit të sistemit diellor. Një orbitë e plotë e Tokës rreth Diellit përfshin 365.2422 ditë të plota, por kalendari Gregorian përmban 365 ditë. Kështu, sekondat e mbetura – në vitet e brishta – u shtohen orëve (dhe kalendarëve) të Tokës dhe stinëve të saj.

2.Pse ka shkurti një ditë më shumë?

Të gjithë muajt e vitit sipas kalendarit Julian kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti humbi disa ditë, qysh në kohën e perandorit romak, Caesar Augustus. Në kohën e Julius Caesar (Jul Çezarit), shkurti kishte 30 ditë dhe muaji i emrit të tij – July (korriku) – kishte 31. Ndërsa August-i (gushti) kishte vetëm 29 ditë. Por kur u bë perandor Caesar Augustus (Çezar Augusti), ai i shtoi edhe dy ditë muajit të tij, duke e lënë atë njëlloj si July (korriku). Kështu, shkurti i humbi ditët e veta për t’ia dhënë ato gushtit për nder të emrit të perandorit.

  1. Një vit i brishtë nuk është çdo katër vjet

Viti 2000 ishte vit i brishtë, por 1700, 1800 dhe 1900 jo. Kështu, të gjithë e dinë që një vit i brishtë është çdo katër vjet, por kjo nuk ka ndodhur nëse do të keni parasysh disa shekuj më parë. Rregulli i shtuar gjatë shekujve (kundër çdo katërvjeçari) ka treguar se një ditë e plotë e shtuar çdo katër vjet është shpesh e korrigjuar.

  1. Nëse ke lindur me 29 shkurt

Shanset për të lindur në një vit të brishtë janë 1,461. Njerëzit që lindin më 29 shkurt quhen si “të brishtë”. Shumë të lindur të brishtë zgjedhin të festojnë ditëlindjen më 28 shkurt ose më 1 mars. Disa sugjerojnë që të lindurit më 29 shkurt ta festojnë ditëlindjen më 28 shkurt, nëse kanë lindur në mesditën e 29 shkurtit, ndërsa ata që kanë lindur pasditen e 29-ës, duhet ta festojnë ditëlindjen më 1 mars. Janë rreth 4.1 milionë njerëz rreth e rrotull globit që kanë lindur në një ditë si kjo.

  1. Në vitin e brishtë propozojnë femrat

Viti i brishtë njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget, u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë derisa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patricku vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt çdo katër vite.

6.Sipas traditës evropiane, burrat duhet të paguajnë nëse refuzojnë propozimin e një femre

Nëse një burrë hedh poshtë propozimin e një gruaje në datën 29 ata duhet të paguajnë me një unazë ose çfarëdo zgjedhje tjetër që ka femra.

7.Sipas disa zakoneve të tjera, kjo datë nuk është me fa

Ka një thënie të vjetër skoceze që thotë, “Viti i brishtë nuk ishte një vit i mirë delesh.” Në Greqi, ka një mori çiftesh që në mënyrë aktive shmangin martesën në një vit të brishtë, pasi legjenda thotë se është fat i keq.

8.Punëtorët kanë kërkuar pagesë shtesë në datën 29

Me kalimin e viteve, disa anëtarë të fuqisë punëtore në botë kanë kuptuar se ata po punojnë një ditë shtesë pa paga shtesë. Kjo ka shkaktuar një fushatë legjitime për ta bërë 29 shkurtin një festë bankare.


Shtuar 29.02.2024 11:40