Rrëzohet miti, tensioni normal i gjakut nuk është 120 me 80

Jemi mësuar të dëgjojmë që tensioni normal i gjakut është 120 i larti dhe i poshtmi rreth 80. Çdo gjë më shumë, paraqet alarm për kontroll tek internisti apo te kardiologu.

Nëse është më i ulët, është koha për sheqer dhe ujë apo për një filxhan kafeje.

Shoqata Evropiane Kardiologjike ka dhënë udhëzime të reja, sipas të cilave normale për shtypjen sistole wshtw normale deri në 140 dhe për atë diastole 90.

Mirëpo, ky rregull nuk vlen për të sëmurët me diabet, për të cilët kufiri është më i ulët, deri 130 me 80, si edhe te popullata e moshuar.

Më herët është konsideruar që dikush që kishte presionin 139 me 89, gjendej në gjendje parahipertensioni dhe ishte dashur të pinte barna, në mënyrë që të ulte rrezikun nga shfaqja e infarktit apo sulmit në tru.

Tensioni i gjakut nuk është konstant, ai ndryshon gjatë ditës dhe natës dhe varet nga shumë faktorë, për shembull aktiviteti trupor, shkalla e stresit të cilit jeni të ekspozuar, gjendja emocionale etj.

Nëse dëshironi ta matni tensionin tuaj, bëjeni këtë në pozicionin e ulur, në gjendje të qetë dhe mateni tri herë në ditë.

Shtuar 22.06.2022 14:13