Nuk doni të shtoni peshë, ky brumë për krepa është vërtetuar se nuk ju bën obezë

Përbërësit:

– ½ gote miell kokosi,
– 1 lugë miell pa gluten,
– 2 vezë,
– ½ gote fjolla tërshëre,
– ½ gote mel,
– 1 lugë agavë apo mjaltë,
– pak kripë,
– 1 lugë e vogël sodë buke,
– 2 dl ujë,
– 1 lugë e vogël vaj.

Përgatitja:

Miellin e kokosit, fjollat e tërshërës dhe melin bluani mirë. Pastaj në tretjen e përftuar shtoni të gjithë artikujt dhe përzieni mirë.

Kur tretja të bëhet homogjene dhe pa droçka, futeni në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë 10 – 15 minuta.

Pastaj nxehni vajin në tigan dhe piqni krepa.

Kur t’i bëni gati, mbushni me shtesa të preferuara.

Ju bëfshin mirë!/albeu.com

Shtuar 23.08.2022 17:13

Tags: , ,