Mbajeni shënim! Sekreti i bakllavasë perfekte qëndron pikërisht te ky proces

Bakllavaja është një nga ëmbëlsirat më të njohura dhe më të shijshme në të gjithë botën. Prejardhja e kësaj ëmbëlsire nuk është e konfirmuar, por sipas historianëve kjo ëmbëlsirë ka dalë e përsosur nga kuzhinat e pallatit Topkapi, në periudhën e perandorisë otomane.

Mendohet se bakllavaja ka qenë ëmbëlsira e preferuar e sulltanit. Prapa shijes mbresëlënëse të kësaj ëmbëlsire fshihet një nënkuptim edhe më i madh.

Testim i bakllavasë duke dëgjuar

Mos u habisni, para se ta provoni prisni pak. Fusni pirunin në bakllava dhe duhet të dëgjoni kërcitje. Nëse piruni kërcet kjo nënkupton se petët janë të holla dhe bakllavaja është pjekur mirë. Sa më të holla petët aq më e mirë del bakllavaja.

Testim i bakllavasë me anë të aromës

Në momentin që e afroni copën e bakllavasë afër gojës ju duhet të ndjeni me patjetër aromën e gjalpit, arrave apo fëstëkut. Që një bakllava të jetë e mirë mbushja duhet të jetë perfekte.

Shijim

Bakllavaja e përgatitur mirë lë një shije fantastike në gojën dhe duhet t’ju shtangë të gjitha shqisat e tjera. Një bakllava e mirë nuk duhet të jetë as e rëndë, as e ëmbël, por e lehtë duke iu mash. truar të konsumoni një pjatë të plotë!

Nëse doni të përgatisni bakllavanë turke njësoj si e përgatisin mjeshtrit e Stambollit ndiqni recetën e plotë si më poshtë:

Receta e bakllavasë

Porcione:12 persona

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e pjekjes:50 minuta

Përbërësit:

1 filxhan çaji gjalpë i shkrirë

24 petë të gatshme ose të holluara vetë

400 gr fëstëkë dhe lajthi të qëruara dhe të grira

2 lugë çaji kanellë

Sherbeti: 450 gr sheqer, 420 ml ujë, ½ lëngu i një limoni të madh, 1 tepsi pjekjeje normale

Për spërkatje nga lart: Fëstëkë

Përgatitja:

Parangrohni furrën në 160 gradë C. Fillimisht përgatisni sherbetin. Shtoni sheqerin në një tenxhere të madhe, hidhni ujin dhe vendoseni të ziejë duke përzierë gjatë gjithë kohës.

Kur sheqeri të jetë shkrirë, ulni nxehtësinë dhe shtoni lëngun e limonit dhe lëreni 15 minuta në zjarr të ulët derisa sherbeti të jetë trashur. Lëreni mënjanë të ftohet.

Lyeni me gjalpë të gjithë tepsinë nga anët dhe në brendësi. Që petat të jenë perfekte duhet që një natë më parë t’i keni lënë në frigorifer dhe t’i nxirrni 2 orë para përdorimit.

Shtroni dy peta në fund të tepsisë dhe lyejini me gjalpë, të njëjtën gjë bëni derisa të keni përdorur 12 peta duke i lyer dy e nga dy me gjalpë.

Prisni cepat e petave nëse ato dalin në buzët e tepsisë. Shtoni sipër lajthitë dhe fëstëkët mbi petën e 12-të dhe hidhni sipër kanellë dhe vazhdoni si më parë derisa të kenë mbaruar petët.

Lyeni petën e fundit mirë me gjalpë dhe me ndihmën e një thike priteni në copa të vogla në vija paralele. Futeni të piqet për 45 minuta derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe 5 minutat e fundit rriteni gradimin.

Kur bakllavaja të jetë gati fikeni dhe nxirreni nga furra dhe ngadalë shtroni sherbetin e ftohtë. Futeni 2-3 minuta në furrë sërish që të përthithë sherbetin, më pas nxirreni dhe lëreni të ftohet.

Kur bakllavaja të jetë ftohur shtoni sipër fëstëkë të plotë.

Sekret: Bakllavaja nuk duhet të ruhet kurrë në frigorifer, pasi yndyrat mblidhen, brumi absorbon të gjithë lëngun dhe bakllavaja bëhet e fortë. Ju bëftë mirë./albeu.com

 

 

 


Shtuar 27.12.2021 20:05