Nëse keni arritur moshën 40 vjeç, mund të keni vënë re se metabolizmi juaj ka filluar të marrë një ritëm ndryshe dhe ushqimi kërkon më shumë kohë për t’u kthyer në energji.
Përtej të pasurit një jetë të shëndetshme dhe të kujdeseni për dietën tuaj ushqimore është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje faktorëve të tjerë që gjithashtu ndikojnë në metabolizmin e çdo organizmi. Kur njerëzit shkojnë 40 vjeç, kanë gjasa të jenë gjatë gjithë kohës të zënë me aktivitëtin e tyre të punës, duke marrë vendime të rëndësishme gjithashtu dhe duke rritur fëmijët, kështu që jeta bëhet shpeshherë e ngjeshur dhe gjejmë gjithmonë e më pak kohë për t’u marrë me veten.
Kjo do të thotë se niveli i stresit ndikon në shtimin tuaj në peshë. Stresi shkakton çlirimim e një hormoni të quajtur kortizol që është përgjegjës për yndyrën e cila drejtohet për në zonën e barkut dhe më pas depozitohet atje. Ne e dimë se të kontrollosh stresin është shumë e vështirë, por në momentin që e kuptoni se është i dëmshëm për siluetën tuaj do t’ju bëjë të reflektoni me detaje mbi kontrollin që duhet të keni për të.
Një tjetër këshillë është që të pini një lugë gjelle vaj ulliri e cila ndikon në ushqimet që janë duke u tretur, duke parandaluar yndyrën nga absorbimi. Së fundi, rishikoni dietën tuaj të ushtrimit në mënyrë që të mos bëhet një rutinë. Përpiquni të bëni shëtitje ose xhiro me biçikletë me miqtë tuaj ose shkarkoni mësime javore me stërvitje për të ushtruar gjithmonë aktivitete të ndryshme.