Dihet që cdo ushqim që konsumoni duhet ta lani më parë. Kjo ka shumë kuptim pasi sa më të pastra aq edhe më mirë do jetë për trupin tuaj.
Mirëpo në rastin e disa ushqimeve larja e tyre nuk bën asgje, madje munud të sjellë më shume dëme se të mira.
Ky eshte rasti i vezëve të cilat shumë kuzhinierë i lajne nga jashtë para se t’i gatuajnë.
Ne fakt ekziston nje rregullore e “USDA” qe u kërkon restoranteve qe ti lajne nga jashte te gjitha vezet te prodhuara komercialisht. Sapo veza te jetë larë ne fabrike, nje substancë me vaj mineral ushqimor aplikohet ne siperfaqe per te ndalur cdo bakter nga depertimi te ke vezët.
Ndërhë që veza të dal sa më impresionuese pë të dashurit tuaj
Ja disa gjëra për t’u evituar:
Hedhja e vezëve në tigan para se zjarri të jetë nxehur tamam
Kur të skuqni një vezë, gjalpi ose vaji duhet të kenë formuar bulëza dhe pak tym, nëse jo, tigani juaj nuk është i nxehtë mjaftueshëm dhe vezët nuk do të gatuhen tamam.
Nuk e mbuloni tiganin
Nuk ka asgjë më të keqe se të përfundosh me nje vezë e cila e ka të verdhën e gatuar dhe të bardhat jo. Nëse doni të bëni gjithçka perfekte vërini një kapak tiganit.
Nuk po përdorni ujë mjaftueshëm
Duhet të ketë ujë mjaftueshëm që t’i lejoni vezët që lëvizin lirshëm në enë. Nëse s’keni ujë mjaftueshëm, veza mund të bjerë në fund të enës dhe të ndahet.
Vezë të mbigatuara
Nëse keni përfunduar me një vezë të thatë dhe të gatuar shumë e me aromë sulfuri, i keni mbigatuar. Që të parandaloni këtë, ngrohini gradualisht në një enë të mbuluar me rreth 3 cm ujë të ftohtë. Vendoseni enën në flakë të lartë dhe lërini të gatuhen deri sa të fillojnë të ziejnë. Hiqini nga zjarri, mbulojeni enën dhe lërini të pushojnë për 10 minuta për të verdhë kremoze ose 14 minuta për një të verdhë të gatuar, por jo të fortë.
Kapërceni banjën me akull
Nëse nuk e transferoni një vezë të zier mirë në një banjë akulli, gatimi do të vazhdojë. Uji me akull e ndalon këtë proces dhe e lejon lëvozhgën të ndahet më me lehtësi nga pjesa e gatuar e vezës.
Gatim mbi flakë të lartë
Vezët janë një ushqim që përdoret rëndom kur nuk keni kohë të mjaftueshme për gatime të gjata, por kujdes pasi mund ta digjni. Skuqja në flakë mesatare u lejon të shihni skuqjen dhe të mos i lini të kalojnë masën e duhur.
I aromatizoni apo i kriposni shumë shpejt
Nëse u hidhni kripë vezëve ndërsa gatuhen, ato do të thahen dhe do të merrni një gatim të qullët dhe jo të gatuar tamam. Bëjeni procesin e hedhjes së kripës dhe erëzave pak para servirjes./albeu.com