Nuk do t’ju lodh më aq shumë, bëjeni hekurin e rrobave si të ri vetëm me këtë përbërës që keni në shtëpi

Pretendoni se keni ndenjur me orë të tëra duke hekurosur rrobat tuaja, por ato sërish reflektojnë rrudha të dukshme, sikur të mos u keni kushtuar aspak kohë?

Është shndërruar në pjesën më të bezdisshme të punëve të shtëpisë dhe ju nuk gjeni dot mënyrën për të shpëtuar dot nga kjo.

Mund të keni përdorur metoda nga më të ndryshmet për të pastruar hekurin tuaj, por ai sërish nuk ka punuar siç duhet.

Mos u shqetësoni! Tashmë ka një mënyrë të thjeshtë për të zhdukur papastërtitë e krijuara në hekurin tuaj dhe për t’i bërë rrobat tuaja të duken si të reja:

Produkti magjik mban emrin pastë dhëmbësh.

Sigurisht që ndodhet medoemos në shtëpinë tuaj ndaj e vetmja gjë që duhet të bëni është ta përdorni dhe problemi me hekurosjen do të marrë fund së shpejti.

Metoda e përdorimit:

– Vendosni pastën e dhëmbëve në pllakën e hekurit, vëreni në punë për pak minuta dhe pastrojeni me një sfungjer.

– Do të përfitoni një rezultat të mahnitshëm dhe nuk do të keni më frikë se hekuri juaj do t’ua djegë këmishën tuaj të preferuar.

Por, jo vetëm kaq.

A do të dëshironit disa sekrete të vogla se si hekuri të duket gjithmonë si i ri? Me siguri që po. Ju njohim me disa mënyra shumë të thjeshta se si ta pastroni hekurin, të cilat do t’ju lehtësojnë pa masë.

Kripa

Vendosni në tavolinën e hekurosjes një copë të butë dhe mbi të shtoni disa lugë kripë. Vëreni hekurin e rrobave në punë dhe gradojeni atë në temperaturën maksimale. Në momentin që nxehet, vendoseni atë mbi copën me kripë dhe lëviznei atë para-mbrapa. Bëjeni këtë derisa të gjitha shenjat dhe papastërtitë të zhd. uken plotëisht.

Uthull

Lagni një copë me uthull të bardhë dhe vendosni hekurin e rrobave të ndezur mbi duke e lëvizur herë pas here. Më pas, pastrojeni hekurin me një copë të pastër të lagur me ujë.

Sodë buke dhe kripë

Shtoni pak kripë dhe sodë buke në një copë dhe mbi të lëvizni hekuri e rrovbave të ndezur. Fshijeni hekurin pas kësaj me një copë të pastër dhe është gati për t’u përdorur.

Sapu i lëngshëm

Kombinoni pak ujë me sapun të lëngshëm dhe lagni një pambuk të pastër. Pastroni me të hekurin duke u ndalur veçanërisht tek njollat dhe shenjat. Pastrojeni më pas me një peshqëir të thatë dhe është gati.

Kështu, nuk keni pse të përdorni furça apo mjete të tjera që e dëmtojnë hekurin tuaj. Këto janë zgjidhjet ideale që ju vijnë në ndihmë sa herë hekuri juaj nuk funksionon siç duhet.