Çdo amvisë ka ndonjë truk të saj për t’i pastruar shtresat e grumbulluara nga përgatitja e ushqimit
Megjithatë, ne besojmë se ju do të dëshironi të provoni edhe këtë metodë.
E gjitha që ju nevojitet është një tabletë për larjen e enëve (ose dy) dhe një tas me ujë të nxehtë.
Përdorni vetëm tableta që nuk janë tableta xhel. Zhyteni tabletën në ujë dhe mbajeni të njomur aq gjatë sa të thithë pak ujë, por jo shumë gjatë në mënyrë që të mos fillojë të thërrmohet.
Pastaj thjesht fërkoni xhamin e derës me tabletë, nuk keni nevojë për një sfungjer!
Lëvizni tabletën me pëllëmbën tuaj në një lëvizje rrethore për të hequr njollat dhe yndyrat. Nëse tableta fillon të thahet, njomeni përsëri.
Ky truk është i shkëlqyeshëm për pastrimin e xhamit të derës së furrës, por është gjithashtu efektiv edhe për pastrim të një kornize metalike, nevojitet vetëm presion më i fortë.
Kur të keni mbaruar, fshini mbetjet e tabletës dhe papastërtitë me një leckë të njomur.
E thjeshtë, apo jo?