Eklipset ndodhin dy herë në vit, në periudhën verë/pranverë dhe vjeshtë/dimër dhe eklipset që do të ndodhin këtë periudhë do të sjellin ngjarje. Lexoni më poshtë parashikimin për shenjën tuaj të horoskopit dhe mësoni ç’do t’ju ndodhë.
Dashi – Jeta juaj sociale do lulëzojë, sidomos në ditët rreth eklipsit, në 10 qershor. Do njihni miq të rinj dhe njerëz të rinj për të nisur një lidhje.
Demi – Eklipset do aktivizojnë fushën e borxheve për ju. Kujdes me shpenzimet sepse mund të ngecni dhe t’ju duhen para.
Binjakët – Eklipsi i hënës në datë 26 maj sugjeron t’i jepni fund një marrëdhënie që nuk funksionon. Kjo do të thotë që mund të merrni vendimin për t’u ndarë.
Gaforrja – Eklipset do t’ju rikthejnë çështje të së kaluarës, sidomos lidhjet. Mos lejoni që e shkuara t’ju rikthehet.
Luani – Eklipset do t’ju sjellin shumë aktivitet dhe do bëheni më të famshëm sesa jeni. Është koha ta shijoni.
Virgjëresha – Do të keni mundësinë të njiheni me njerëz, por do të jeni shumë të zënë me punë, aq sa do neglizhoni edhe shtëpinë.
Peshorja – Duhet të gjeni balancën midis punës dhe jetës personale. Eklipset mund t’ju sjellin një rritje rroge dhe mos e humbisni një mundësi që ju vjen.
Akrepi – Falë eklipsit diellor ju dhe partneri/ja do afroheni më shumë dhe do shijoni intimitetin. Nëse jeni beqarë, do njiheni me dikë, por nuk do të jetë tipi juaj.
Shigjetari – Eklipset ju sjellin diçka të papritur: ose do i jepni fund një lidhjeje ose do merrni shpejt vendimin për t’u martuar. Urime sido që të jetë.
Bricjapi – Është një periudhë e mirë për ju, por eklipset do t’ju sjellin dhe shumë punë. Mbase përfundoni me ndonjë koleg simpatik?
Ujori – Eklipsi diellor do t’ju bëjë të ndiheni më romantik sesa jeni ndjerë dikur. Shijojeni këtë periudhë magjepsëse.
Peshqit – Me shumë mundësi do t’ju duhet të udhëtoni, për punë apo për arsye të tjera. Jupiteri do t’ju sjellë shumë fat.