Mjeti kinez i bukurisë që premton lëkurë rrezatuese

Gua Sha përdoret në mjekësinë tradicionale kineze dhe është një mjet, zakonisht prej nefriti, posaçërisht për aplikim në lëkurë. Është në thelb një vegël bukurie që mund ta përdorim çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, e cila ka efekte të jashtëzakonshme në lëkurë.

Përshkruhet më së miri si një kombinim i masazhit dhe stërvitjes, ndihmon në çlirimin e tensionit (është i shkëlqyer për dhimbje koke) dhe e bën lëkurën të duket më rrezatuese dhe e shëndetshme.

Katie Brindle, e cila ka punuar në mjekësinë kineze për shumë vite shpjegon përfitimet e këtij mjeti. “Trajtimi Gua sha relakson muskujt, stimulon qarkullimin e gjakut dhe lehtëson çdo ënjtje. Diçka që largon toksinat dhe sjell oksigjen dhe lëndë ushqyese”, thotë Katie.

Si ta përdorni

1. Mund të përdorni një Gua sha në fytyrë, trup dhe është mirë të aplikoni më para pak ujë apo vaj.

2. Lëvizeni butësisht duke filluar nga qafa, nofulla, mjekra dhe rreth gojës. Përsëritni lëvizjet rreth tre deri në pesë herë për zonë. Gjithmonë bëni lëvizje të shkurtra vetëm në një drejtim, jo ​​mbrapa.

3. Më pas ushtroni pak presion me mjetin në lëkurë, poshtë syve për të qetësuar edhe eliminuar ënjtjen.

4. Bëni lëvizje të vogla horizontale mbi kockën e vetullës për ta ngritur ose për të çliruar tensionin.

5. Nëse dëshironi të reduktoni ënjtjen, provoni shtypje të lehta dhe më pas, pak më fort, për të relaksuar muskujt.


Shtuar 4.11.2021 15:57