‘Kjo ma merr frymën, më falni, u mallëngjeva’. Përlotet Edmon Tupja, historia e dhimbje

 

Shkrimtari dhe përkthyesi Edmond Tupja këtë të mërkurë ishte i pranishëm në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku foli mbi përkthimin e tij më të fundit, librin “Kamila, si flutur”. Ai tregoi se zgjodhi t’a përkthejë këtë libër sepse teksa e lexoi për herë të parë i zgjoi një jehonë në shpirt. Tupja tregon se edhe jeta e djalit autik, i vinte herë pas here ndër mend.

“Nëse përkthyesi është i ndjeshëm ndaj librit që përkthen vibron diçka tek ai. Dhe ai lidhet me librin shpirtërisht”.

Profesori ka një mendim dhe koment për zonjat e politikës, studentet në auditore dhe teksteve në muzikë. Për një zonjë ne politikë ai u shpreh se “nuk diti të mbesë femër”, për studentet në auditore pohoi “Faljuani! Janë të reja” dhe për tekstet muzikore tha “ende larg tingullit të shpirtit”.

Gjatë bisedës u ndalën në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, ku Tupja përmes këngëve shkoi pas në kohë për të na rrëfyer detaje nga femijëria e tij apo jetesa në Francë. “Vajta n’Elbasan” dhe “ Casta diva” u ndal gjatë sepse ishin dy këngët të cilat i kujtonin babain e ndjerë.

“Im atë kishte mbaruar Normalen e Elbasanit, duhet të dilje të paktën me 1 instrument ta zotëroje dhe një gjuhë të huaj. Ai kishte zë shumë të bukur, midis tenorit dhe baritonit dhe këndonte nëpër për vit të ri, dasma fejesa, gëzime familjare dhe këndonte bukur. Kjo këngë më kujton tim atë”.

Dëgjimi këngës “ Casta diva” në studio e përloti publicistin. “U mallëngjeva, më falni. Kjo ma merr frymën. Pashë tim atë që e këndonte këtë… edhe në radio ai thoshte “shhhhh””.

 


Shtuar 29.09.2021 18:52