Këto shenja të përmendura më poshtë nuk mund të pranojnë që fëmija i tyre të martohet me një burrë apo grua që nuk e ka fatin në diell ose tani po fillon të ndërtojë jetën e tij. Mos nxitoni t’i gjykoni, ne do t’ju shpjegojmë me detaje se çfarë ndodh me secilën prej tyre
DEMI
Të lidhura
None found
Prindi Dem ka një problem të madh me sigurinë. Nëse dhëndri i ardhshëm nuk ka një shtëpi të tijën, para nga familja, punë të mirë etj., si do të jetë në gjendje të sigurojë jetesën e fëmijës së tij dhe rrjedhimisht nipërit e mbesat e tij? Nuk ka asnjë mënyrë që ai të pranojë një martesë që nuk ka një bazë të fortë financiare, stabilitet dhe siguri që në fillim.
LUANI
Luani i rrit fëmijët e tij sikur të ishin princër. Në luks, kohë të mira dhe një jetë të mirë dhe komode. A është e mundur që ai të pranojë t’i shohë në një moment të vështirë dhe të kenë vështirësi financiare ose të mos kenë gjithçka me të cilën ishin mësuar? Është e qartë se ai do të kërkojë nga nusja ose dhëndri që të jenë në gjendje t’i sigurojë fëmijës së tij të gjithë luksin dhe komoditetin që i ka siguruar edhe ai. Nëse nuk mundet, atëherë ai thjesht… refuzohet si dhëndër apo nuse.
