Ja cila është arsyeja pse dritaret e aeroplanit kanë vrima të vogla

Shumë pasagjerë mund të kenë pikasur disa vrima të vogla te dritaret e aeroplanit, por mund t’u mos u kenë kushtuar vëmendje.

Tani, një stjuardesë ka treguar se çfarë janë ato dhe çfarë shërbejnë, shkruan The Mirror.

Henny Lim e cila punon me kompaninë ajrore me bazë në Filipine, ka thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse i pikasni ato në aeroplan.

Ajo tha se këto vrima janë thelbësore për sigurinë e aeroplanit.

“Vrimat e vogla ndihmojnë në balancimin e ndryshimit të presionit midis kabinës dhe ajrit të jashtëm”, shpjegoi Lim.

Dritaret në aeroplanë përbëhen nga tre shtresa xhami dhe akriliku, të cilat punojnë së bashku për t’i mbajtur pasagjerët të izoluar dhe të sigurt. Vrimat janë atje për të krijuar një fluks ajri të rregulluar i cili gjithashtu redukton stresin në dritare nga presioni i ajrit.


Shtuar 21.03.2024 19:18