Horoskopi i datës 8 shtator 2021

Dashi

Pa pasur asnjë vështirësi, sot do arrini të gjeni zgjidhje për problemet dhe do ndiheni më të qetë. Marsin dhe Saturnin do i keni planetë udhëheqës. Nëse keni një lidhje duhet patjetër t’i shprehni më tepër ndjenjat në mënyrë që partneri ta kuptojë sa shumë e dashuroni. Po e latë atë pas dore, mund të kërkojë dikë tjetër dhe do ju zëvendësojë. Ju beqarët do keni njohje shumë interesante dhe do filloni një etapë të re. Në punë fillimi i ditës do ju duket paksa më i vështirë. Do iu jepet një detyrë e re dhe nuk do dini nga t’ia filloni. Gjithsesi me kalimin e orëve gjërat do normalizohen. Financat do i vendosni në plan të parë dhe do përkujdeseni gjithë kohës që ato të mbeten të mira.

Demi

Gjatë kësaj dite as vetë nuk do dini çfarë doni dhe shpesh do gjendeni në mëdyshje. Nëse nuk jeni të bindur më mirë mos hidhni hapa të mëdha. Ju të dashuruarve do ju ndryshojë shpesh humori dhe do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Nuk do hapni rrugë për asnjë moment. Ju beqarët nuk do keni fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni vetëm. Do ju duhet ende të prisni edhe pak kohë për ndryshime të statusit. Në punë nuk do merrni shumë kënaqësi nga rezultatet që do arrini dhe do ju duket vetja më pa vlerë. Mos u dorëzoni asnjë moment dhe kërkoni ndihmë nga të afërmit. Financat do kenë probleme serioze. Vetëm specialistet do ju ndihmojnë kështu që kërkoni ndihmë sa më parë.

Binjakët

Ditë revolucionare ka për të qenë kjo e sotmja. Ndryshimet do jenë të mëdha dhe të guximshme. Ju të dashuruarit do bëni mirë të qëndroni pak larg partnerit dhe për të reflektuar mbi atë që doni të bëni në të ardhmen. Më mirë të merrni vendime tani sesa kur të jetë shumë vonë. Ju beqarët pa shumë mundim do arrini të bëni për vete një person mjaft tërheqës dhe të mençur. Në punë kushtet e punës do i keni paksa të vështira dhe do ju duket sikur nuk do i mbaroni në kohë detyrat e dhëna. Në fakt vullneti dhe guximi do jenë ato që do ju ndihmojnë të arrini shumë më lart. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Nuk pritet asnjë problem në këtë fushë.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do keni më shumë nevojë për liri dhe pavarësi, por do dini si ta kërkoni pa krijuar debate me të tjerët. Do jeni të zgjuar dhe të logjikshëm. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e bukur dhe me diell. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do rizgjohet. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo të gjithë personat që do takoni mund t’iu përshtaten apo mund t’iu bëjnë të lumtur. Në punë do i dëgjoni këshillat që do iu jepen dhe do arrini përherë atje ku dëshironi. Kolegët do ju mbajnë përherë të motivuar. Financat në përgjithësi do jenë të ekuilibruara dhe aspak problematike. Vazhdoni t’i menaxhoni me përkujdes siç keni bërë kohët e fundit.

Luani

Herë pas here nuk do ndiheni mirë gjatë kësaj dite duke menduar për ato që doni të keni në jetë, megjithatë pas disa minutave reflektimi do mendoni se keni shumë më shumë se të tjerët dhe nuk duhet të ankoheni. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë përgjithësisht e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Do tregoheni më tolerantë me atë që keni në krah dhe nuk do i mbani inate njëri- tjetrit. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe joshës. Të shumte do jenë personat që do iu ngacmojnë, por asnjeri nuk do jetë i përshtatshëm sa duhet. Në punë do jeni si një elektron i lirë dhe do bëni gjithçka që dëshironi sipas mënyrës tuaj. Rëndësi ka që rezultatet do jenë të mira. Financat më në fund do ekuilibrohen dhe nuk do keni probleme.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do mendoheni më gjatë dhe do bëni një analizë të gjërave që ju kanë ndodhur. Do kuptoni disa gabime dhe nga ana tjetër do ndiheni krenarë për disa arritje. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë e mrekullueshme. Do harxhoni shumë kohë për atë që keni në krah dhe do ia kaloni më së miri në praninë e njëri-tjetrit. Ju beqarët do keni njohje të reja, por nuk do arrini dot të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Askush nuk do iu duket mjaftueshëm i përshtatshëm. Në punë do keni diskutime të gjata me disa kolegë para se të merrni vendime të rëndësishme. Perspektivat gjithsesi duken të mira. Financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve marramendëse që do bëni.

Peshorja

Për shkak të ndikimit shumë negativ të Diellit dhe Hënës, dita juaj ka për të qenë shumë e tensionuar. Do jeni të paduruar dhe nuk do pranoni asnjë lloj shakaje. Ju të dashuruarit do keni shumë trazira në jetën tuaj dhe herë pas here do ndiheni keq. Mundohuni të tregoheni disi më tolerantë dhe më të hapur. Ju beqarët do tregoheni posesive dhe do bëni gabime të pafalshme. Në punë do jeni të pasigurt në shumë momente dhe do keni frikë të hidhni hapa. Kjo pavendosmëri ka për t’iu lënë shumë mbrapa. Në planin financiar ka rrezik të bëni gabime të pafalshme dhe gjendja sa do vijë e do përkeqësohet.

Akrepi

Jeta juaj nuk do jetë e shkëlqyer, por shumë herë më e mirë nga më parë. Planetët do ju mbështesin gjithë kohës. Nëse keni një lidhje do jeni gati ta çoni më tej atë. Mund të mendoni për fejesa ose edhe bashkëjetesë. Bëni atë që do ndieni. Ju beqarët nuk do kërkoni me ngulm të krijoni një lidhje, por një takim i rastësishëm me një person të veçantë do ua ndryshojë mendimin. Në punë performancat do jenë goxha të mira. Do jeni produktivë, të guximshëm dhe largpamës gjithë kohës. Shefat do jenë shumë të kënaqur me çdo gjë që do arrini. Situata financiare do jetë e brishte, prandaj kujdes me shpenzimet e tejskajshme. Duhet të mendoni edhe pak për të ardhmen.

Shigjetari

Yjet do ju inkurajojnë të ecni përpara gjatë kësaj dite pavarësisht sfidave që do ju dalin para. Mundohuni të jeni edhe pak më kreativë. Nëse keni një lidhje, rutina ka rrezik të shkaktojë shumë probleme. Do mërziteni shpesh dhe ka rrezik ta kërkoni diku tjetër lumturinë. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe nuk do guxoni t’ua shprehin ndjenjat atyre që do pëlqeni. Në punë do bëni pak më shumë përpjekje se zakonisht dhe do arrini që t’i bëni të tjerët të flasin për ju. Origjinaliteti dhe thjeshtësia do jene virtyte vërtet të çmuara. Për financat do jetë një ditë goxha e vështirë. Mundohuni të ulni sa të mundni të gjitha shpenzimet të paktën për disa kohë.

Bricjapi

Priten përmirësime të vogla gjatë kësaj dite të cilat do iu japin shpresë për një të ardhme më të mirë. Fati do ju buzëqeshë sërish. Ju të dashuruarit do keni një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Bëni atë që ndjeni pa menduar për të nesërmen. Ju beqarët do keni shumë sukses në dashuri dhe do futeni në një tjetër etapë. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Për t’ia dalë në punë duhet të bëni kujdes kur hidhni hapa dhe nuk duhet t’i bëni shumë publike qëllimet që keni. Ka persona që nuk ua duan të mirët dhe mund të mundohen t’iu prishin planet. Financat do dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do ju duhet të kryeni.

Ujori

Neptuni do ju ndihmojë të jeni paksa më realistë sot, por sërish gjërat nuk kanë për t’iu ecur ashtu si i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e paqëndrueshme. Do keni përballje të forta me partnerin dhe do debatoni ashpër me të. Ju beqarët nuk do përfitoni aspak nga mundësitë që do iu jepen për takime, prandaj do mbeteni serish vetëm. Në punë do keni mbështetjen e Neptunit dhe do mundoheni me sa të mundeni të arrini atje ku doni. Rruga nuk do jetë e vështirë, por nëse bëni durim dhe përpjekje do ja dilni. Në planin financiar do jeni vigjilentë dhe nuk do e lejoni veten të bëni çmenduri. Gjërat do ecin si duhet.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni shumë largpamës dhe të gatshëm për të bërë gjëra ndryshe nga më parë. Ju që keni një lidhje, më në fund do e largoni monotoninë dhe banalitetin që dukej sikur po iu mbyste. Si ju ashtu edhe partneri do preferoni të provoni eksperienca të reja. Ju beqarët do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do kërkoni me ngulm një lidhje. Në punë Saturni dhe Neptuni do ju bëjnë të matur, të organizuar dhe të përgjegjshëm. Shefat do kenë besim të plotë dhe do ju lënë në dorë një detyrë me shumë rëndësi. Të ardhurat do dobësohen, megjithatë do arrini t’i kryeni shpenzimet më të domosdoshme.


Shtuar 8.09.2021 08:35