Donald Trump, Melania dhe Barron nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Bahamas, ndërsa sipas raportimeve në media, organizimi i dasmës u mundësua nga miq të pasur të nuses
Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson, të cilët fillimisht u martuan civilisht më 21 maj në Florida, fundjavën e kaluar zhvilluan ceremoninë fetare në Bahamas.
Të lidhura
None found
Në përshkrimin e një videoje të publikuar nga dasma, Bettina shkroi: “Nata kur u martova me mikun tim më të mirë, dashurinë time, të përhershmin tim”.
Videoja sjell një sërë momentesh nga ngjarja, përfshirë edhe pamjen e fustanit të nuses.
Fillimisht, pamjet tregojnë Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson teksa ecin në plazh dhe shijojnë atmosferën e ishullit tropikal. Më pas shfaqen skena nga përgatitjet për ceremoninë, vetë martesa në kishë, si edhe festa, ndërsa në fund duket momenti kur dhëndri e mban nusen në krahë.
Në një postim në Instagram, djali i Donald Trumpit shkroi: “Bettina, ti ke sjellë kaq shumë paqe, gëzim dhe dritë në jetën time. Duke qëndruar pranë teje, i rrethuar nga familja jonë, mamaja jote, Donnie dhe Kai, kurrë nuk jam ndier më mirënjohës apo më i sigurt për diçka. Gruaja ime. Zemra ime. E përhershmja ime”. Në këtë koment ai veçoi edhe vajzën e tij më të madhe, Kai. Në video shfaqet gjithashtu edhe djali i tij, Donald III, transmeton Telegrafi.
Donald Trump Jr. ka pesë fëmijë nga martesa me Vanessa Trump. Sipas Page Six, në dasmë ishin të pranishëm të gjithë fëmijët e tij: Kai, Donald III, Spencer dhe Tristan.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur së fundmi se ata duan të bëhen prindër sa më shpejt. Për Donald Trump Jr. ky do të ishte fëmija i gjashtë, ndërsa për Bettina Anderson i pari.
Mes të ftuarve në ceremoni ishin Ivanka Trump, Tiffany Trump dhe Eric Trump, i cili u shpreh:
“Don dhe Bettina janë të mrekullueshëm bashkë. Jam shumë krenar që isha dëshmitar i një pjese kaq të rëndësishme të rrugëtimit të tyre si çift. Ata rrezatojnë pranë njëri-tjetrit dhe ishte e jashtëzakonshme të shihje historinë e tyre duke u zhvilluar. Nuk mund të jem më i lumtur për ta”.
Eric Trump ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Lara Trump, Ivanka nga Jared Kushner, ndërsa Tiffany Trump mori pjesë së bashku me bashkëshortin e saj, Michael Boulos.
Presidenti amerikan Donald Trump, Melania Trump dhe djali i tyre Barron munguan në dasmën e zhvilluar në Bahamas. Trump deklaroi se nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve të shumta, ndërsa mediat e kanë interpretuar mungesën e Melanias dhe Barronit si shenjë të tensioneve brenda familjes.
Po ashtu, është folur edhe për mundësinë e një ceremonie të tretë, që mund të organizohet në Shtëpinë e Bardhë, çka mund të ndikojë në afrimin e familjes.
Bettina Anderson, e cila më parë kishte dashur të martohej në Shtëpinë e Bardhë, por më pas hoqi dorë nga kjo ide, u paraqit me një fustan nusërie minimalist, që nga shumë njerëz u krahasua me një nate. Veshja iu përshtat atmosferës së dasmës në plazh dhe stilit më të çlirët të ceremonisë, ndonëse shumëkush kishte pritur më shumë luks dhe shkëlqim.
Ceremoninë në Bahamas e realizoi kompania që ka punuar edhe me Meghan Markle
Organizimin e dasmës në Bahamas e mori përsipër kompania Lewis Miller Design. Kjo kompani ka realizuar gjithashtu evente për Carolina Herrera dhe është kujdesur për dekorimet florale në festat e Meghan Markle.
Dukesha e Sussexit kishte angazhuar Lewis Miller Design gjatë shtatzënisë së saj të dytë, për “baby shower”-in me të cilin u paralajmërua ardhja në jetë e vajzës së saj, Lilibet Diana.
Donald Trump njihet për kritikat e forta ndaj Meghan Markle dhe princit Harry, ndërsa edhe aktorja amerikane ka qenë po ashtu kritike ndaj tij.
Trump Jr. përfitoi një dasmë falas?
Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson, të cilët u fejuan më 13 dhjetor 2025 në Camp David, pikërisht në ditëlindjen e saj të 39-të, kishin kaluar pushime në ishullin ku u martuan dhe pikërisht aty kishin rënë në dashuri me atë vend.

