Bellingham u përgjigjet dyshimeve: Desha t’i tregoj Anglisë përkushtimin tim

Jude Bellingham spikati në suksesin 4-2 të Anglisë përballë Kroacisë në sfidën e parë të Grupit L të Kupës së Botës 2026, ndërsa paraqitjen e tij e vulosi me një gol të shënuar në pjesën e dytë.

Në prag të ndeshjes ishte vënë në diskutim nëse mesfushori i Real Madridit do ta niste si titullar te formacioni i Thomas Tuchel, por 22-vjeçari dha përgjigjen më bindëse në fushë dhe, pas përfundimit të takimit, tha se ndihej i kënaqur që kishte lënë pas zhurmën e ditëve të fundit.

Të lidhura

None found

“Për mua personalisht ishte mirë të lija mënjanë pak zhurmë dhe t’u tregoja vendit tim, shokëve të skuadrës sa i përkushtuar jam për të na ndihmuar të fitojmë ndeshje futbolli”, tha Bellingham.

Ai u ndal edhe te reagimi i ekipit pas një pjese të parë që nuk ishte plotësisht bindëse, duke theksuar se Anglia u paraqit në nivel më të lartë pas pushimit.

“Mendoj se ishte një performancë e shkëlqyer e ekipit në pjesën e dytë. Në pjesën e parë e kishim intensitetin e duhur, por me topin që nuk e kishim ende aty, dhe në pjesën e dytë mendoj se e zhvilluam gjithçka mirë”.

Bellingham theksoi më tej se të luajë për Anglinë mbetet një privilegj i jashtëzakonshëm për të, pavarësisht kritikave apo debateve që mund të vijnë nga jashtë.

“Përsëri, të kontribuoj për të ndihmuar ekipin tim, për të ndihmuar vendin tim është një nga nderet më të mëdha, pavarësisht zhurmës jashtë, ky nder nuk ndryshon për mua”, u shpreh Bellingham.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu