Falja mund të ndihmojë jo vetëm në uljen e ngarkesës emocionale, por edhe të ketë efekte të dobishme në shëndetin fizik.
Një studim i studiuesve të Universitetit të Kalifornisë në San Diego shqyrtoi lidhjen mes mënyrës si përballen njerëzit me kujtimet e rënda dhe zemërimin, dhe ndryshimeve në presionin e gjakut.
Të lidhura
None found
Stresi emocional, mëria dhe zemërimi mund të nxisin reagime trupore, përfshirë rritjen e përkohshme të tensionit të gjakut dhe të ritmit të zemrës. Për rrjedhojë, menaxhimi i këtyre ndjenjave mund të luajë rol në mirëqenien e përgjithshme, shkruan eo, transmeton Klankosova.tv.
Hulumtimit iu bashkuan 200 vullnetarë, të cilëve iu kërkua të sillnin ndër mend raste kur ishin zhgënjyer ose ndier të fyer nga sjellja e një miku. Disa u udhëzuan t’i kujtonin përvojat duke u përqendruar te zemërimi, ndërsa të tjerët t’i qaseshin kujtimit me më shumë qetësi dhe frymë falëse.
Gjatë provës, pajisje të posaçme regjistruan presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës së pjesëmarrësve. Sipas përshkrimit të studimit, ata që i rikujtuan ngjarjet me zemërim patën presion më të lartë të gjakut se personat që i trajtuan kujtimet në mënyrë më të qetë.
Pse ka rëndësi të mësojmë të falim?
Falja nuk nënkupton se duhet të arsyetojmë veprimet e dikujt apo të fshijmë nga kujtesa atë që na ka lënduar. Ajo mund të shërbejë si rrugë për t’u përballur me ndjenjat negative dhe për të mos lejuar që zemërimi të rëndojë vazhdimisht jetën e përditshme.
Qetësimi emocional, përballimi i shëndetshëm i konflikteve dhe menaxhimi i stresit mund të mbështesin shëndetin mendor dhe atë fizik.







