Teksa hyjmë për në muajt e ngrohtë, hyjmë edhe në sezonin e insekteve.
Më të bezdisshmet, pickimi i të cilave dhemb më shumë, janë grerëzat. Sipas specialistit të ruajtjes Buglife, ka 9000 lloje grerëzash. Askush nuk i do në shtëpi. Në trup jo e jo.
Për fat të mirë, rezulton se ka disa mënyra unike për t’i mbajtur larg thumbuesit.
Vishni rroba të kuqe
A e dini se shumica e insekteve nuk mund ta shohin ngjyrën e kuqe? Këtu përfshihen grerëzat! Grerëzat tërhiqen nga nuancat më të shndritshme si e verdha dhe e bardha, sepse u duken të ngjashme me nuancat që kërkojnë grerëzat nga lulet dhe nuk tërhiqen nga nuancat më të errëta si bluja dhe e zeza. Gjithsesi më i sigurt je me të kuqen. Grerëzat s`do të afrohen kurrë, sepse thjesht nuk ju shikojnë.
Përzieni borzilokun dhe hudhrën
Borziloku dhe hudhra të përziera bashkë i çorientojnë grerëzat. Mbajtja e bimëve të borzilokut dhe thelpinjve të hudhrës rreth shtëpisë tuaj – veçanërisht pranë dritareve – mund të ndihmojë në mbajtjen e grerëzave jashtë.
Era e mentes
Grerëzat e urrejnë erën e mentes, kështu që nëse përzieni pak vaj menteje me sapun enësh dhe e spërkatni nëpër shtëpi, jo vetëm që shtëpia juaj do të ketë erë të freskët nenexhiku, por edhe grerëzat do të largohen menjëherë.
Përfitoni sa më shumë nga sezoni i kastravecit
Grerëzat e urrejnë shijen acidike të lëvozhgës së kastravecit! Kështu që shpërndani pak nëpër dritare.
Bëni vetë kurthe grerëzash
Nëse jeni lloji i personit që ju pëlqen të mbajë kavanoza reçeli pasi të keni mbaruar punë me to, mund t’i përdorni për një kurth të improvizuar grerëzash.
Largo Parfumet
Kjo ndoshta nuk është aq befasuese. Era e parfumeve, sidomos sepse krijohen edhe me aromat e luleve, i tërheq insektet shumë.