Pankreasi është një organ i vogël që rrallë herë të vjen ndër mend. Pankreasi ka dy funksione bazë. Ky organ prodhon insulinën për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak dhe enzimat për tretjen e yndyrnave dhe proteinës. Lëngu që prodhon pankreasi neutralizon acidet që lëshon stomaku, duke krijuar ambientin perfekt për enzimat tretëse. Nëse pankreasi del jashtë funksioni, organizmi nuk përthith dot substancat e mira nga ushqimi. Më poshtë do të gjeni hapat e thjeshtë se si të përgatisni kurën me dafina për të lehtësuar dhimbjet e pankreasit dhe për të promovuar shëndetin e mirë të tij.
Kura me dafina
Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 3-4 lugë gjelle gjethe dafine të grimcuar dhe tre lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara. Gjethet dhe lëkurat mund t’i përdorni të thata por edhe të freskëta. Ziejeni më parë në një enë 3 filxhanë çaji me ujë, sapo të valojë hiqeni nga zjarri. Më pas shtoni gjethet e grimcuara të dafinës dhe lëkurave të portokalleve në ujin e valuar, vendosini një kapak apo pjatë sipër dhe lëreni të pushojë për 15 minuta derisa gjethet e dafinës dhe lëkurat e portokallit të lëshojnë përbërësit e tyre.
Më pas, lëngu që përftohet kullohet, sipas dëshirës ëmbëlsohet me pak mjaltë ose jo. Kjo përzjerje konsumohet dy herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe përmirëson procesin e tretjes së ushqimit në pankreas.
Dafina dhe sistemi tretës
Gjethet e dafinës kanë një impakt të fortë në sistemin tretës si diuretik që ul nivelin e toksinave në trup dhe reagon ndaj helmimeve ushqimore. Përmbajtjet organike të gjetheve gjithashtu ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë një stomak të trazuar dhe zorrët.
Dafina dhe frymëmarrja
Vaji i dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin dhe ndihmuar me problemet me frymëmarrjen. Nëse nuk keni mundësi të përdorni vaj, mjafton të zieni ujë më dafinë dhe të shfrytëzoni avullin që do t’ju lehtësojë dhe do të eliminojë bakteret e rrezikshme që gjenden në sistemin e frymëmarrjes. Por kujdes se përdorimi i vajit të dafinës i ndalohet grave shtatzëna.
Dafina ndihmon zemrën
Gjethet e dafinës kanë në përmbajtjen e tyre acid kafeik dhe rutin, dy elementë që i japin zemrës forcë. Rutina forcon kapilarët e gjakut në zemër, ndërkohë që acidi largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.
Dafina kundër diabetit
Gjethet e dafinës kanë lidhje direkte me rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul rrezikun e sëmundjes së diabetit./Living/