Zyrtarët i shkaktojnë shtetit dëmin 1.2 milionë euro, zbardhet dosja hetimore: Si u favorizua Ilir Thana

Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës kërkoi masën “arrest me burg” si të dyshuar për shpërdorim të detyrave, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorit të çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj si dhe përmbaruesit privat Alban Ruli.

Të arrestuarit i shkaktuan shteti një dëm prej 1.2 milionë eurosh sipas dosjes hetimore.

Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, i cili është arrestuar në dhjetor të 2022-shit.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se të tre kompensuan për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore.

Magazina sipas prokurorisë iu shit Ilir Thanës në prill të 1992-shit e së bashku me të edhe një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve,  një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë,  të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Ilir Thana u shpronësua dhe u dëmshpërblye në vitin 2015 dhe sekretari Arlind Gjoktuaj ishte në dijeni.

Edhe pse qytetari u pagua në vitin 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me zyrën përmbarimore të Alban Rulit u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish, kur në të vërtetë ai nuk ishte pronar. Pas rivlerësimit, Ministria e Financave  i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe motrës së tij.

Pjesë nga dosja hetimore:

 “Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ekzekutuar vendimin nr. 9150 datë 12.11.1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke shlyer detyrimin e plotë ndaj kreditorit z. lir Thana se vlera objekteve te blera (magazinë dhe truall) 103.046 lekë‚ e konvertuar me indeksin e rritjes se çmimeve ,bazuar  në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve ne INSTAT. Ne zbatim te vendimit të mësipërm, nga Ministria e Financave është transferuar në llogarinë të z. Thana vlera prej 284 139 lekë me urdhër shpenzimin nr. 90 date 27.02.2015. Lutem te gjeni bashkëlidhur kopje te urdhër shpenzimit nr. 90 datë 27.02.2015 si dhe korenspondencën e dërguar nga sektori i publikimeve ne INSTAT në lidhje me indeksin e rritjes së çmimeve. Ne datën 29.08.2022 me nr 4442/2 Dega e Thesarit Tirane , ka nxjerrë urdhrin e brendshëm për bllokim te fondeve buxhetore ne artikullin 602 bazuar mbi urdhrin e përmbaruesit nr 7/723 prot date 11.08.2022 , ne favor. 145.867.920 leke. Ky urdhër man firmën e Miftar Shehi, ne mungese dhe me porosi te Kryetares Elmira Feto. Ne datën 16.09.2022 ka dale sërish urdhër i brendshëm nr 4850/1 date 16.09.2022. konkretisht bllokim I fondeve buxhetore ne Shumën 145.583.781 leke, nënshkruar nga Elmira Feto, Kryetare e Deges Se Thesarit Tirane. Ne datën 07.10.2022, Kreditori Ilir Thana i kërkon përmbaruesit Albana Ruli që çdo shumë që do të kreditohet, t’i dhurohet motrës së tij Shpresa Prifti”, sipas dosjes hetimore.

Një detaj tjetër në dosjen hetimore është se se Thana e shiti magazinën në vitin 2005 pa qenë pronar.

“Sipas akteve bashkëlidhur kësaj MEMO rezulton dhe provohet tërësisht se personi nën hetim Ilir Thana në vitin 2005 edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pa qenë pronar ka shitur objektin magazinë të K. Xh.. Në këto rrethana, Ministria e Financave ka pasur dijeni minimalisht se objekti ishte shitur nga Ilir Thana dhe se nuk duhet të pranonin dhe të ekzekutonin një kërkesë të përmbaruesit gjyqësor që e kishte vlerësuar një objekt dhe një truall në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve”, sipas dosjes së hetimit.

/Albeu.com/